Rrahim Ademi padit shtetin kroat

Lajme

Rrahim Ademi padit shtetin kroat

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 12:08

Gjenerali kroat me origjinë shqiptare Rrahim Ademi, ish i akuzuar nga Gjykata e Hagës ka paditur Kroacinë për shtatë muaj të kaluara nga në qendrën e paraburgimit të Gjykatës për Krime të Luftës.
Ai u akuzua për përgjegjësinë e komanduese në xhepin Medak, ku forcat e armatosura kroate luftuan kundër ushtrisë së të të ashtuquajturës Republika Serbe e Krajinës në Gospiq.

Gjykata e Hagës për të njëjtat akuza gjeti fajtor Mirko Norac, i cili ishte dënuar me shtatë vjet, ndërsa Ademi pas arrestimit në vitin 2001 u lirua në vitin 2002.

"Gjeneral Ademi ishte në paraburgim, sepse shteti në Hagë në mënyrë selektive ka dërguar dokumente se ai ishte komandant në xhepin Medak, edhe pse nuk ishte ashtu. Shteti kurrë nuk ja dorëzoi Hagës ditarin e luftës të Brigadës së 9-të dhe dokumentet e tjera të mbledhura nga ana e mbrojtjes, të cilat shkonin në favor Ademit”, ka thënë avokatja e gjeneralit me origjinë shqiptare, Jadranka Slokoviq.

Ademi në fund u shpall i pafajshëm, pasi ai që ishte përgjegjës për të dhënë urdhra në frontin për të cilin akuzohej, ishte gjenerali tjetër, Mirko Noraq.

Në xhepin Medak u shkatërruan plotësisht katër fshatra serbe pranë Gospiqit, dhe u vranë 88 serbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat