Haradinaj: S’ka qeveri gjithëpërfshirëse e as zgjedhje të reja

Lajme

Haradinaj: S’ka qeveri gjithëpërfshirëse e as zgjedhje të reja

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 11:32

(E plotësuar) -- Pas takimit të partive të koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, Ismet Beqiri nga LDK, ka folur për hapat që do të ndërmarrin në seancën e 2 tetorit, ndërsa ka përjashtuar çdo lloj komunikimi me PDK’në.

Edhe kësaj radhe, Beqiri ka thënë se do të kërkojnë debat në seancë, por ai ka theksuar se kanë një plan konkret se si do të veprojnë nëse nuk u lejohet debati i kërkuar.

“Në rast se kryesuesja e seancës vepron si herën e kaluar dhe nuk e lejon debatin atëherë ka elemente të tjera të cilat do t'i shihni gjatë seancës ose menjëherë pas saj. Kemi një plan shumë të detajuar se si do të veprojmë, nëse vazhdon keqpërdorimi i detyrës së Flora Brovinës, si kryesuese e seancës”, ka thënë Beqiri.

Ai ka përjashtuar çdo lloj komunikimi apo bashkëpunimi me PDK’në, duke thënë se PDK si parti e cila sipas tij i ka sjellë vetëm dëm vendit, nuk është në gjendje të propozojë asgjë.

“Ato fjalë që po qarkullojnë nëpër media për qeveri gjithëpërfshirëse, janë vetëm spekulime. Nuk ka asnjë shans për qeveri gjithëpërfshirëse me PDK'në. Përveç kësaj, ne nuk do të hyjmë në asnjë pazar politik me një parti siç është PDK'ja e cila nuk ka bërë gjë tjetër vecse i ka sjellë dëm vendit”, ka thënë Beqiri, pas takimit.

Po ashtu, ai ika përjashtuar çdo mundësi pjesëmarrjeje të partive të koalicionit në një takim të përbashkët me PDK’në, në rast se këtë e kërkon eventualisht presidentja apo kushdo tjetër.

Haradinaj: S’ka qeveri gjithëpërfshirëse e as zgjedhje të reja
Lideri i AAK-së, i propozuar për kryeministër nga LAN, sot pas takimit që blloku dhe VV mbajtën në zyrat e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se nuk pranojnë qeveri gjithëpërfshirëse e as zgjedhje të reja.

Haradinaj ka thënë se LAN dhe VV janë pajtuar që të kenë një qeveri shumë përfshirëse.

Sa i përket seancës së 2 tetorit, kreu i AAK-së, ka thënë se fillimisht do të jetë PDK e cila do të provojë të zgjedh kryetarin e Kuvendin, e nëse dështon atëherë duhet që të lejohet debati në Kuvend.

Sipas tij është absurde të mos lejohet kjo, derisa kjo temë po diskutohet gjithandej nëpër media, kafene e shtëpi, e të mos diskutohet në Kuvend.

Ai ka folur edhe për takimin e djeshëm me presidenten Jahjaga, takim për të cilin ka thënë se nuk ka pasur as zarf e as ndonjë plan për dalje nga kriza. Sipas tij planin e ka shumica, dhe duhet hapur rrugë këtij plani ata që po e pengojnë.

Në takim Haradinaj ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për keqqeverisjen në vend.

Ymeri ka thënë se vendi nuk ka ka nevojë për Qeveri gjithëpërfshirëse
Përfaqësuesi i VV’së Visar Imeri pas takimit ka hedhur poshtë mundësinë për krijimin e një qeverisjeje gjithëpërfshirëse. “Nuk ka zarf, sepse vullneti i popullit nuk mund të futet në zarf. Ai që sillte zarfa tani pranon zarfa me para nga Bechtel Enca” ka thënë ai.

Ymeri ka thënë se vendi nuk ka ka nevojë për Qeveri gjithëpërfshirëse.

“Mendoj që nuk kemi kurrfarë nevoje për të, sepse kemi një marrëveshje e cila i garanton vendit një qeveri ndryshe.

“Nuk ka zarf, sepse vullneti i popullit nuk mund të futet në zarf. Ai që sillte zarfa tani pranon zarfa me para nga Bechtel Enca” ka thënë Imeri duke aluduar n ëish –ambasadorin amerikan në Kosovë Chris Dell.

Ymeri po ashtu ka theksuar se Kuvendi duhet të debatojë gjatë seancës së 2 tetorit.

“Qëndrimet tona nuk kanë ndryshuar. Ne mendojmë që domosdoshmërisht seanca duhet të ketë debat. Duhet të lejohet që deputetët të debatojnë sepse aty është edhe zgjidhja e situatës. Mos lejimi i këtij debati dëshmon uzurpimin e institucioneve nga PDK. Ne jemi shumicë parlamentare që e kemi zgjidhjen e këtij ngërci por që nuk po na lejohet nga PDK që e ka kapur shtetin” ka thënë Ymeri pas takimit.

Blloku dhe Vetëvendosje fillojnë takimin
Ka filluar takimi i LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje. Në takim janë liderët e të gjitha këtyre subjekteve.

Takimi mbahet një ditë pasi ata secili veç e veç takuan Presidenten e vendit Atifete Jahjaga dhe dy para vazhdimit të seancës konstituive.

Takimi po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat