Edhe një gjilanas vritet në Siri

Lajme

Edhe një gjilanas vritet në Siri

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 09:35

​Melos Selami Kosumi i moshës 17 vjeçare është vrarë në Siri. Burimet tona brenda policisë së Gjilanit e kanë konfirmuar rastin. Melos Kosumi ishte në një shkollë në Turqi derisa pa dijeninë e prindërve kishte shkuar në Siri.
Edhe një gjilanas i vrarë në Siri. Këtë herë bëhet fjalë për një 17 vjeçar nga Uglari i Gjilanit. Melos Selami Kosumi është vrarë në Siri kanë konfirmuar për rajonipress burimet policore.

Mësohet se Melosi ishte në një shkollë në Turqi derisa prej atje kishte shkuar në luftë pa dijeninë e familjes.

Lajmin e ka konfirmuar edhe prindi i viktimës Selami Kosumi. “Po është e vërtetë se djali im është vrarë në Siri para një jave. Djali ka shkuar pa dijeninë time dhe ka qenë në shkollë në Turqi. Ka qenë nxënës i zoti dhe nuk ka pasur asnjë katërshe” tha Selamiu.

Selamiu tha se nga sot ka hapur edhe të pame në Gjilan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat