KEDS nuk ka para ta rritë importin e rrymës

Lajme

KEDS nuk ka para ta rritë importin e rrymës

Më: 27 shtator 2014 Në ora: 10:37

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS, ka pranuar se vështirësitë financiare me të cilat ballafaqohen janë një ndër arsyet që nuk mund të importojnë energji elektrike në masë të madhe, atëherë kur ka mungesë të saj.
Në kohën e dimrit, kur është edhe konsumi më i madh, nevojiten nga 1200 deri në 1400 megavat orë energji elektrike për t’i përmbushur nevojat e konsumit. Ndërkaq, KEK-u aktualisht është duke prodhuar 400 megavat dhe pjesa tjetër importohet.
Ndërkaq, KEDS është duke shpresuar që KEK-u do ta sanojë defektin që është shkaktuar nga shpërthimi në Termocentralin “Kosova A” dhe të normalizohet gjendja.

Zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra ka thënë se është e papërballueshme financiarisht të mbulohen sasi të mëdha të importit.
“Financiarisht do jetë e vështirë për shkak se pritjet janë të bazuara në plane që parashikojnë sasi më të vogla të importit dhe kjo është e reflektuar në tarifa”, thotë Shkodra për gazetën Tribuna.
Ai thotë se gjatë dimrit kërkesat për energji elektrike mund të shkojë deri 1400 megavat dhe sipas tij, nëse KEK-u nuk i rrit kapacitetet prodhuese, vështirë është të mbulohet me import më shumë se 50 për qind..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat