LDK me qëndrime ndryshe nga AAK, nuk i bojkoton zgjedhjet e jashtëzakonshme

Lajme

LDK me qëndrime ndryshe nga AAK, nuk i bojkoton zgjedhjet e jashtëzakonshme

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 22:14

Për dallim nga udhëheqësit e AAK-së, që paralajmëruan bojkot të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, partneri tjetër i Bllokut, LDK-ja nuk e mendon këtë opsion. Zyrtarë të partisë së Isa Mustafës kanë thënë se nuk do t’i bojkotojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme edhe nëse ato mbahen.
Arban Abrashi, këshilltar i liderit të LDK-së Isa Mustafa, ka konfirmuar për RTK-në se brenda partive të Bllokut, është diskutuar edhe opsioni i bojkotimit të zgjedhjeve eventuale të jashtëzakonshme.
“Ky nuk është edhe qëndrimi i LDK-së”, ka thënë Abrashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat