Gëzim Kelmendi ia kthen “selamin” Ferid Aganit

Lajme

Gëzim Kelmendi ia kthen “selamin” Ferid Aganit

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 21:53

Deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi i është kundërpërgjigjur kryetarit të tij, Ferid Agani, i cili ka thënë se vendimi për votën kundër kandidatit për kryetar të PDK'së duhet të shqyrtohet në organet e partisë.
Kelmendi në një intervistë për indeksonline ka thënë se, kryesia e PD'së ka shkelë vendimin e saj duke mos u tërhequr nga koalicioni, pasi që, sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës nuk e mbajti fjalën për çështjen e shamive.

“Fillimisht mendoj se kryesia e PD'së e ka shkelë një vendim duke vazhduar koalicionin me PDK'në, ngase vendimi paraprak i kryesisë së PD'së ka qenë që të hyhet në koalicion me PDK'në me kusht që të ndryshohet udhëzimi administrativ. Kjo ka qenë marrëveshje parazgjedhore dhe ajo nuk ka ndodhë gjatë fushatës, në parim ka ndodhë, por ne jemi lajthitë që është nënshkruar ai udhëzim por nuk është fuqizuar”, ka thënë ai.

Deputeti Kelmendi më tej ka thënë se, nëse partia të cilën e udhëheq Ferid Agani merr ndonjë vendim kundër tij, atëherë mund të vlerësohet se po vepron kundër vetvetes.

“Pasi që kemi hy në koalicion ka vazhduar fushata, ka ardhur deri të konstituimi i Kuvendit, nuk ka pas ndryshime konkrete dhe në këtë rast në vend që Kryesia e Partisë së Drejtësisë ta shqyrtojë partneritetin me PDK'në, konkretisht ta këpus bashkëpunimin me PDK'në. Pra, nëse merr vendim kundër meje, unë mendoj se atëherë po vepron kundër vetvetes. Në parim e shkel vendimin e vet para se të veproj diçka kundër meje”, ka theksuar ai.

Por, deputeti Kelmendi nuk i ka mbet ‘hatri’ me PDK-'Në vetëm për çështjen e shamive, ai po ashtu është i brengosur edhe për arrestimin e imamëve të BIK-ut, të cilin e quan ‘arrestim politik’.

“Ndërsa arsyeja pse jam larguar nga Grupi Parlamentar i PDK'së ka qenë edhe arrestimi i imamëve, të cilën unë e kam quajtur politik”, ka thënë në fund Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat