Moti sot dhe parashikimi për ditët në vijim nga IHMK

Lajme

Moti sot dhe parashikimi për ditët në vijim nga IHMK

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 18:03

Në pjesën e parë të ditës mbajti mot i vranët dhe me reshje të intensitetit mbi mesatar. Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1800m pati reshje bore, ku temperatura minimale ka rënë diku OC. Pasdite pati kthjellime të pjesëshme dhe intervale kohore me diell.Temperatura minimale në stacionet e rrjetit meteorologjik të Kosovës u regjistrua 6C, kurse maksimalet e ditës kan arritur në 16C. Ka fryr erë nga ana e veriut me shpejtësi 1-7m/s.
Këto masa të ftohta të ajrit janë burim i një cikloni që erdhi nga Baltiku.
Për nesër Parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperatura minimale do të luhatet në mes 4C-6C, kurse maksimalje e ditës pritet të arrijë nga 16C-18C. Do të fryj erë e lehtë nga ana e verilindjes e leht dhe mesatare.
Nga dita e enjte e deri të shtunen pritet të kemi shtim të vranësirave të cilat vende-vende do të shoqërohen edhe me riga të dobëta shiu. Temperatura minimale do të luhatet nga 6C – 8C , kurse maksimalet nga 16C-19C. Do të fryj erë nga ana e veriperendimit me shpejtesi 1-7m/s.

Nga dita e shtune pritet të kemi një stabilizim të motit, pasiqë masat ciklonike do të zëvendësohen me masat anticiklonike, reshjet do të ndërpriten , kurse temperaturat minimale dhe maksimale do të pësojnë ngritje të lehta.
Në vazhdim në tabelën vijuese keni vlerat e temperaturave minimale dhe maksimale për qytetet kryesore të Kosovës për sot (23.09.2014) dhe për nesër (24.09.2014)


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat