Alma Lama: Blloku, urgjentisht të mbledh nënshkrimet për konstituimin e Kuvendit

Lajme

Alma Lama: Blloku, urgjentisht të mbledh nënshkrimet për konstituimin e Kuvendit

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 15:55

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama ka reaguar pas caktimit të datës së seancës konstituive për datë 2 tetor. Ajo në një shënim në profilin e saj në Facebook ka kërkuar urgjentisht nga Blloku që të filloj mbledhjen e nënshkrimeve për konstituimin e Kuvendit.

Lexoni të plotë shënimin e Lamës në Facebook.

Qe Flora Brovina, deputetja qe per shkak te moshes i qelloi te kryesoje seancen konstituive po tallet me institucionet e Kosoves kjo nuk ka me asnje dileme. Sot paska deklaruar se seanca e radhes do te jete te enjten e ardhshme. Dy jave te tjera te humbura kot????????
- Qe kjo situate eshte pasoje e vendimit antidemokratik te Gjykates Kushtetuese, e cila perfundimisht i vuri kazmen rendit demokratik ne Kosove, nuk ka asnje dileme.
-Qe ata gjykates, vendore e te huaj ose jane te padijshem ose dikush ua ka mbushur gushen me para qe ta shkruajne ate vendim qe coi ne bllokade Kuvendin, ne vend qe te jepte zgjidhje, do te sherbejne per tu studiuar per precedentin e rrezikshem qe kane krijuar nuk ka asnje dileme.
-Qe PDK-ja e Hashim Thacit dhe klanit te tij, ne kete menyre po e shtyn qeverisjen e tij, duke i dhene vetes kohe qe te perfundoje te gjitha projektet korruptive, tenderet dhe rehatimin e njerezve neper institucione, para se te shkoje ne opozite, kjo nuk ka asnje dileme.
-Por edhe qe Blloku apo koalicioni apo deputetet qe kane shumicen, po tregohen pasive dhe ne difensive te plote kjo nuk ka asnje dileme.
Une mendoj se me date 12 kur ishte caktuar seanca, deputetet do te duhej te ishin aty, te mos pranonin shtyrje te paarsyeshme. Po keshtu mendoj se tani urgjentisht duhet te mblidhen firmat e nevojshme dhe te konstituohet Kuvendi.
Ne demokaci vendos shumica. Demokracia nuk mund te jete peng i procedurave antidomokratike qe kane per qellim bllokimin e vullnetit te shumices. Nese kjo ndodh atehere jemi duke jetuar ne nje sistem tjeter qe mund te barte ndonje emer tjeter por jo me demokraci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat