Rrëfimi i yllit të gazetarisë shokon opinionin publik: Po, jam spiun!

Lajme

Rrëfimi i yllit të gazetarisë shokon opinionin publik: Po, jam spiun!

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 15:53

Ai është një nga gazetarët më të njohur në televizion, por edhe në radio.

Por Robert Turcescu tronditi opinionin publik në Rumani kur pranoi se për vite të tëra ka punuar si oficer i lartë në shërbimin e inteligjencës ushtarake.

Pasi bëri rrëfimin, Turcescu tha se heq dorë nga emisioni i tij në televizionit B1TV.

“Po, kam qenë nënkolonel i maskuar. Kam zgjedhur të mos e mashtroj Zotin dhe të bëj këtë rrëfim publik. Refuzoj që të bëhem Juda përpara Krishtit, edhe pse ata që po dëgjojnë këtë sot nuk do e kuptojnë saktësisht se çfarë po ndodh,”tha ai të dielën.

“U kërkoj falje të gjithëve”.

Sipas BIRN, deklarata erdhi pasi Turcescu publikoi në blogun e tij një regjistër ushtarak dhe dy dokumente për pagesat që ka marrë nga shërbimi inteligjent.

Turcescu drejtonte një emision televiziv të quajtur “Nën pyetje”, ku intervistonte politikanët dhe figurat kryesore në Rumani.

Ai njihet edhe si prezantues në radio, si këngëtar dhe autor tekstesh.

Për çudi, më 10 shtator, presidenti Traian Basescu deklaroi në emisionin e Turcescu-t se disa nga kandidatët presidencialë janë agjentë të maskuar dhe duhet të pastrohen nga kjo çështje.

Në Rumani ka shtatë shërbime të inteligjencës, që mbledhin informacione për çështje të ndryshme.

Pesë prej tyre nuk japin llogari përpara parlamentit.

Shpesh këto shërbime janë kritikuar pasi dyshohej se i përdorin gazetarët për luftë politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat