Shikoni çfarë gabime gjuhësore bëjnë në Fakultetin e Edukimit

Lajme

Shikoni çfarë gabime gjuhësore bëjnë në Fakultetin e Edukimit

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 13:51

Fakulteti e Edukimit ndonëse është institucioni nga i cili nxirren kuadrot që do të edukojnë fëmijët tanë, aty gabimet gjuhësore janë të jashtëzakonshme.
Në një pllakat që ky fakultet i UP-së e ka vendosur në korridorin e objektit, ku citohet një fjalë e urtë kineze, gabimet janë të pafalshme.
Gabimi i parë ka të bëjë me fjalën Universitet, ku shkruhet “Univeristeti”. Poashtu edhe në vend së të shkruhet Hasan Prishtina, në këtë pllakat është shkruar “Hasan Pristina”, pra, duke e sakatuar shkronjën “SH”.
Ndërkaq, gabimi fatal është tek përkthimi i thënies së urtë kineze. “Kur planifikon për një vit, mbill një drith…”.
Mirëpo, askujt prej menaxhmentit apo prej stafit akademik, që shumë prej tyre janë edhe gjuhtarë, kjo thënie kaq e famshme kineze, por me gabime të mëdha gjuhësore nuk i ka rënë në sy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat