Ish -polici Shpend Qerimi në Gjykatë: Policia e ka rrahuar disa herë Enver Sekiraçën

Lajme

Ish -polici Shpend Qerimi në Gjykatë: Policia e ka rrahuar disa herë Enver Sekiraçën

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 13:45

Dëshmitari Qerimi, deklaron para trupit gjykues dhe avokatëve mbrojtës të pjesëtarëve të Njësisë Speciale se gjatë kohës sa ishte polic dhe ata ishin në konflikt me Enver Sekiraqën, edhe para vrasjes së Triumf Rizës, ai kishte çuar informacione për inteligjencën e KFOR-it amerikan, për inteligjencën e UNMIK-ut dhe madje edhe kishte bashkëpunuar me Enver Sekiraqën, kundër grupit të policëve.
Shpend Qerimi, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës, i dënuar në rastin “Sekiraça”, tani dëshmitar i Prokurorisë, po përgjigjet sot në pyetjet e palës mbrojtëse të të akuzuarve, në seancën e shqyrtimit kryesor. Ai gjatë paradites është ekzaminuar vetëm nga avokati mbrojtës i ish pjesëtarit të Njësisë Speciale, Bejtullah Mehmeti.

Në një pyetje të avokatit mbrojtës të Bejtullah Mehmetit, Ilmi Zhitia, se a ishte takuar Shpend Qerimi me Enver Sekiraçën, për qëllim të bashkëpunimit të tij me atë, për t’ia kryer disa punë në polici, nga i cili kishte marrë edhe 50 euro, apo para apo pas rrahjes së tij.

Dëshmitari kërkoi nga avokati që ta saktësonte se për cilën rrahje bëhet fjalë, sepse sipas tij Enver Sekiraça nuk është rrahur nga Policia vetëm një herë, por shumë here. Sipas dëshmitarit Qerimi, fjala ishte për një bashkëpunim me Enver Sekiraçën gjatë kohës sa ishte pjesë e Policisë së Kosovës, për t’ia rregulluar atij disa mesazhe të cilat ndodheshin në polici dhe se 50 euro ai nuk ia kishte dhënë direkt Shpendit por i kishte lënë në tavolinë. Por këtë takim, Shpend Qerimi pretendon se e ka bërë për llogari të policëve ndërkombëtarë.

Gjatë marrjes në pyetje të tij, i është kërkuar të përgjigjej nëse ai kishte detyrë të merrej me informacione të inteligjencës dhe se a kishte atë kohë Policia e Kosovës një njësit të tillë, apo ky ishte i obliguar të merrej me to.

Shpend Qerimi deklaroi se nuk i kujtohej, apo mund të ketë pasur shërbim por në kuadër të UNMIK-ut, por sikur që është sot jo. Ka pasur shërbim ilegal brenda policisë, siç ka mundur të ketë pjesëtarë që kanë punuar ilegalisht edhe për SHIK-un, por Njësit Inteligjent jo.

Të gjitha informatat ia kam kaluar në atë kohë, shërbimeve inteligjente të KFOR-it amerikan dhe UNMIK-ut, me ç’rast ka dhënë edhe emra të pjesëtarëve të KFOR-it dhe UNMIK-ut.

Prokurorja, përpara fillimit së ekzaminimit të Shpend Qerimit, ka kërkuar nga trupi gjykues që të merren masa për parandalimin e ndikimit të dëshmitarëve në familjen e Shpend Qerimit. Ajo sot deklaroi se familja e Fadil Sadikut i është qasur familjes së Shpend Qerimit, me kërkesa që Shpendi të mos flasë shumë për të. Një gjë të tillë e ka mohuar kategorikisht, duke e quajtur edhe shpifje, avokati Musa.

Marrja e tij në pyetje do të vazhdojë edhe pasdite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat