Fillon vaksinimi kundër gripit në Rahovec

Lajme

Fillon vaksinimi kundër gripit në Rahovec

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 13:34

Drejtoria Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Rahovec njofton qytetarët e kësaj komune se, që nga nesër më 24 shtator, fillon vaksinimi kundër gripit. Dr. Agim Kadiri, drejtor i QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, thotë se kjo qendër, të gjitha QMF-të dhe AMF-të do të jenë të gatshme të kryejnë këtë proces në mbrojtje të shëndetit publik. Aktualisht janë siguruar 1200 vaksina, ndërsa 800 të tjera do të shpërndahen më vonë. Doktor Kadiri fton pleqtë, të sëmurit kronik dhe të gjithë ata që kanë imunitet më të dobët, të lajmërohen në entet shëndetësore më të afërta dhe ta pranojnë këtë vaksinë. Qytetarët duhet të kenë me vet një dokument identifikues. Po ashtu janë siguruar vetëm 25 vaksina për fëmijët, pasi që zakonisht fëmijët nuk i marrin këtë vaksina. Mirëpo, përjashtim bëhet tek fëmijët me imunitet të dobët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat