Shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, pajisen me leje qëndrimi dhe pune në Kosovë

Lajme

Shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, pajisen me leje qëndrimi dhe pune në Kosovë

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 13:27

Gjithsej 445 shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia kanë aplikuar për Leje Qëndrimi në Kosovë nga janari i këtij viti deri në fund të qershorit , ndërsa po aq edhe janë pajisur me këtë dokument. Alban Arifaj, udhëheqës i Divizionit për të Huaj në MPB thotë se për qëllime pune kanë aplikuar 154 shqiptarë.

Procedura për pajisje me Leje Qëndrim të Përkohshëm nga momenti i parashtrimit të kërkesës e deri te marrja e lejeqëndrimit te përkohshëm përfundon brenda 30 ditëve , ndërsa procedura për pajisje me Leje Qëndrim të Përhershëm zgjatë 60 ditë. Për Lëshimin e Lejes se Qëndrimit ekzistojnë gjithsej 16 kategori te aplikimit për Leje Qëndrim dhe dallojnë kategoritë ku në bazë të aplikimit kërkohet dokumentacioni përkatës në përjashtim të kësaj të gjitha kategoritë duhet t’i kenë këto dokumente për të aplikuar për Leje Qëndrim: Dokumentin e vlefshëm udhëtimi me afat vlefshmërie të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit te kërkuar, dëshmon qëllimin e qëndrimit te përkohshëm, posedon mjete te mjaftueshme për jetesë dhe posedon sigurim shëndetësor.

Çmimet për t’u pajisur me Leje Qëndrim te përkohshëm për qëllim pune është 50 euro,për bashkim familjarë 30 euro,për qëllim studimi 10 euro, ndërsa për Leje Qëndrim te përhershëm 100 euro,kurse për bashkim familjarë 70 euro.

Të gjithë shtetasit e huaj mund te punësohen dhe te pajisen me Leje Qendrim të Përkohshëm në Republikën e Kosovës pa leje pune sepse ky kriter me plotësim ndryshimin e Ligjit për te huaj është hequr si kriter baze për kategorinë e aplikuesve për Leje Qëndrim për qellim pune. Sipas Arifajt, Ne Divizionin për te huaj ende nuk kemi pranuar ndonjë vërejtje apo ankesë lidhur me procedurat për arsye procedurat kryhen brenda afatit ligjor te parapare dhe te gjithë zyrtaret për te huaj janë te përkushtuar dhe te angazhuar qe te gjithë palët pa dallim ti trajtojnë ne mënyrë te barabartë,thotë Arifaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat