Barna pa banderola, arrestohet pronari i barnatoreve

Lajme

Barna pa banderola, arrestohet pronari i barnatoreve

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 11:46

Policia e Kosovës ka arrestuar një pronar të dy barnatoreve në Prishtinë, pasi që gjatë kontrolli iu janë gjetur barna pa banderola dhe me banderola të Serbisë pa të drejtë qarkullimi.

Sipas Policisë, kontrollimi i barnatoreve është bërë në bashkëpunim me zyrtarët e AKPM-së. Kurse, barnat janë konfiskuar nga zyrtarët e AKPM-së.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e ndalimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat