Sahatqija: Mustafa i pa zëvendësueshëm

Lajme

Sahatqija: Mustafa i pa zëvendësueshëm

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 09:27

Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija, ka thënë se ngërçi politik i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit nuk do të ketë reflektim në procesin zgjedhor brenda LDK-së.

Ajo ka thënë se Isa Mustafa do ta ketë të drejtën të rikandidojë për lider të partisë për një mandat për shkak të punës që ka bërë.

Sahatqija i ka përcjellë selame PDK-së mos të mbajë shpresa të kota se, mos ndoshta zgjedhjet partiake në LDK do ta largojnë Mustafën e ta shpëtojnë PDK-në.

“Besoj fuqishëm e puna e Mustafës i jep të drejtë të rikandidojë dhe unë jam e bindur se ai do të ketë besimin e anëtarësisë për këtë. Po ashtu besoj se Mustafa do të bëjë rikandidimin për kryetar të LDK-së nga pozicioni i kryetarit të Kuvendit të Kosovës”.

“Prandaj, PDK-ja të mos shpresoj kot se ka ndonjë zhvillim i cili mund të bënte ndryshime në atë çka pritet të ndodhë, pra rikonfirmimi i zgjedhjes së Mustafës dhe qeverisja e re nga koalicioni LDK-AAK-Nisma- Vetëvendosje”, ka thënë Sahatqija për “Epoka e Re".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat