U ndalohet veprimtaria disa “organizatave humanitare” që bashkëpunuan me BIK’un

Lajme

U ndalohet veprimtaria disa “organizatave humanitare” që bashkëpunuan me BIK’un

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 08:11

Policia e Kosovës ditën e hëne ka pezulluar aktivitetin e disa “organizatave humanitare” të cilat që nga paslufta kanë bashkëpunuar me Bashkësinë Islam të Kosovës dhe kanë vepruar në Kosovë.
Burime të “Kohës Ditore”, kanë thënë se u është ndërprerë aktiviteti organizatave AlWaqfAl Islami, KAD, AKEA, IKSB dhe Pema e Mirësisë. Gazeta ka provuar të hënën në mbrëmje të marrë më shumë informata për aksionin nga zëdhënësit e policisë, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Këto organizata dyshohen se kanë bashkëpunuar me organizata terroriste.

Me gjerësisht për këto organizata dhe organizata të tjera “humanitare” që kanë vepruar në Kosovë, mund të lexoni nesër, kur do të nisë botimi i pjesës së parë të një hulumtimi të gazetës. “Koha Ditore”, do të sjell hollësi për veprimtarinë e këtyre organizatave në Kosovë dhe në botë. Përderisa në Kosovë deri në vitet e fundit ato kanë vazhduar aktivitetin e tyre “humanitar”, ka me shumë se shtatë vite që shumë shtete të Evropës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shpallur si organizata dhe u është ndaluar veprimtaria. Në Kosovë një pjesë e tyre vazhdon të punojnë edhe sot, ani pse disa as nuk janë të regjistruara si OJQ e as si biznese. Pjesa më e madhe e këtyre organizata vinë nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia.

Në pjesën e parë të këtij hulumtimi do të lexoni se si këto organizata kanë hyrë në listat e zeza të shumë vendeve në botë, si organizata që kanë financuar terrorizmin? Si i kanalizuan ato fondet përmes Bashkësisë Islame të Kosovës? Cilat nga këto organizata janë terroriste, dhe në cilat vende të botës udhëheqësit e tyre janë arrestuar? Si vepruan këto organizata pa u kontrolluar nga shteti?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat