Takimi i paefektshëm me presidenten!

Lajme

Takimi i paefektshëm me presidenten!

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 08:07

As ndikimin më të vogël në drejtim të kapërcimit të ngërçit institucional nuk e ka pasur takimi i presidentes Atifete Jahjaga, me krerët e subjekteve politike. Qe prej dështimit të seancës se kaluar, me 18 shtator, asnjë sinjal nuk është dhënë nga subjektet politike për tejkalimin e bllokadë së filluar qysh më 17 korrik.
Presidentja në takimin që kishte me krerët e subjekteve politike ka kërkuar nga ta që ta gjejnë vetë zgjidhjen, sepse, sipas saj, është detyrë e vetë deputetëve që të merren vesh për tejkalimin e ngërçit. Partia fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit - PDK, përveç disa deklaratave për media ku ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me bllokun, në praktikë nuk ka dhënë asnjë sinjal se është e gatshme për kompromis.

Edhe Blloku LVAN ka vazhduar takimet tanimë të rëndomta, por as ky nuk ka reflektuar në ndonjë lëvizje pozitive, pas takimit që përfaqësuesit e tij kishin me presidenten. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se PDK do të tregohet konstruktive në këtë proces

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat