Rrëfimi i 16 vjeçarit që u nis për xhihad (Video)

Lajme

Rrëfimi i 16 vjeçarit që u nis për xhihad (Video)

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 23:38

Ishte muaji i shenjtë i Ramazanit, kur 16 vjeçari D. I., nga Vitia, emri i të cilit asht i njohur për redaksinë e TV Rrokum, kishte vendos të shkoj në Siri e me iu bashkëngjit grupeve terroriste të ISIS-it.
16 vjeçari kishte vendos që ta lë shkollën e mesme, në të cilën po vijonte klasën e 10, për me marr rrugën e xhihadit.
Tv Rrokum ka sigurur rrëfimin rrëqethës të të miturit dhanë para hetuesve të Policisë së Kosovës. Ai ishte kap nga policia në muajin Gusht në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinës, derisa tentonte të shkonte në Stamboll e ma pas, të përfundonte në Siri. Ishte rrjeti social Facebook, përmes së cilit i riu kishte ra në kontakt me disa persona, të cilët e kishin udhëzuar se si të shkuar deri në Siri.
Ditë e premte, ditë xhumaje, dhe dy muaj mbas fillimit të kontaktit me personat e dyshuar përmes Facebookut, 16 vjecari kishte vendos me shkoj në një nga agjencitë turistike në Viti, që të nxjerr biltën për Stamboll.
“Me këta persona kam fillu me komuniku përafërsisht para dy muejve në Faebook. Kryesisht ka qenë interesimi im se si me shku në Siri” ka deklaruar D.I .
Në deklaratën e tij dhanë në polici, i mituri ka thanë se kishte qenë vet deri sa e kishte nxjerr biletën. Qëllimi i tij ishte që mbas arritjes në Stamboll, me kontaktuar me dy të dyshuarit me të cilët kishte dy muaj që kontaktonte në Facebook, dhe ata ti jepnin informacione se si të arrinte deri në Siri.
“Qëllimi i udhëtimit tim në Stamboll ka qenë në fillimisht me shku në Stamboll, e ma pas me shku në Siri, për me luftu. Pra qëllimi im ka qenë me shku në Xhihad”, ishte shpreh i mituri.
I mituri ka rrëfyer para hetuesve policor se para një viti kur ishte vetëm 15 vjec kishte nis me praktiku ritet fetare.
Ai po ashtu, ka tregu se jeton vetëm me gjyshen e tij dhe vajzën e kunatit të gjyshes, në kushte jo të mira ekonomike.
I mituri, deri sa po jepte deklaratë në polici kishte filluar tw qaj, duke mos qenë në gjendje tw vazhdoj deklaratën e tij ma tutje.
Ndërkohë, D.I nuk asht rast i vetëm i kosovarëve që ka tentuar me ju bashkëngjit apo edhe iu janë bashku, grupeve terroriste në Siri dhe Irak. Shumë kosovarë jo vetëm që u janë bashkëngjit grupeve të tilla terroriste, por me vete kanë marrë edhe familjet e tyre.
Deri tash në Kosovë, përfshi edhe rastin e fundit të imamëve, nën dyshimin për përfshirje në vepra terroriste, janë arrestuar ma shumë se 60 persona.


RREFIMI I TE MITUNIT QE IA KISHTE MESYE SIRISE by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat