“Disa policë të njësisë speciale refuzuan arrestimin e hoxhallarëve?”, flet zyrtarisht Policia e Kosovës

Lajme

“Disa policë të njësisë speciale refuzuan arrestimin e hoxhallarëve?”, flet zyrtarisht Policia e Kosovës

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 20:20

Policia e Kosovës me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me disa shkrime të publikuara sot (me 22.9.2014) në disa portale të ndryshme, e që mbajnë titullin “Disa policë të njësisë speciale refuzuan arrestimin e hoxhallarëve?”, reagon ndaj këtyre shkrimeve të pavërteta dhe sqaron me sa vijon:
Policia e Kosovës i ka kushtuar kujdes të veçantë planifikimit dhe realizimit të të gjitha operacioneve policore, duke përfshirë edhe operacionet e fundit që ndërlidhen me arrestimin e personave të dyshuar për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, të cilat kanë qenë të mbështetura në harmoni të plotë me të gjitha procedurat e parapara ligjore dhe urdhëresave të lëshuara nga Prokuroria e Shtetit.
Andaj, bazuar në respektimin e të gjitha udhëzimeve dhe procedurave të parapara ligjore që ndërlidhen me realizimin e operacioneve policore, ju sqarojmë se të gjithë zyrtarët policorë të të gjitha njësiteve policore, të cilët kanë qenë të përfshirë në operacione policore, kanë marrë pjesë konform detyrave të caktuara me urdhër operativ.
Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se nuk ka pasur refuzim të realizimit të detyrave apo urdhrit operativ policor nga asnjë zyrtar policor, duke përfshirë edhe zyrtarët policorë të njësiteve të specializuara, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat