CIA: Ja çfarë pyeti Bush vetëm pak minuta para sulmit të 11 shtatorit

Lajme

CIA: Ja çfarë pyeti Bush vetëm pak minuta para sulmit të 11 shtatorit

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 18:08


CIA për publikun e ka hapur një pjesë të dosjes ku mund të gjenden shumë gjëra interesante që e kane karakterizuar Amerikën në vitet e kaluara.
Në mesin e tyre janë edhe dokumente informativ, lidhur me komunikimin e ish presidentit Georg W. Bush me këshilltarit e tij gjatë sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Vetëm 30 minuta para se nga personeli i tij ta kuptonte për sulmin që aeroplani i parë e bëri në Qendrën Tregtare, Bush lexonte gazetat. Atij iu afrua zëvendësdrejtori i CIA-së, Michael Morel, kurse Bush e pyeti: “A ka diçka më të rëndësishme sot?”
Bush dhe personeli aso kohe ishin në udhëtim zyrtar. Ata gjendeshin në një hotel në Florida. Presidenti e pyeti personelin nëse kanë fjetur mirë dhe a i kanë dëgjuar valët nga plazhi. Vetëm disa minuta më pas ndodhen ngjarjet më tragjike në historinë e re të Amerikës dhe në mandatin e Bushit.

Derisa kulla e parë e Qendrës Tregtare po digjej lartë, presidenti udhëtonte në drejtim të shkollës fillore Buker në Sarasot. Në atë moment e thërret sekretari i Shtëpisë së Bardhë dhe ia jep lajmin.
“Bushi u kthye kah unë dhe me pyeti: Michael, a dinë diçka për këtë?” I thash jo dhe ai më tha që shpreson se bëhet fjalë për incident, e jo terrorizëm”, ka thënë Morel.
Derisa Bushi ishte ulur klasë me filloristët, atij iu afrua Morel dhe e njoftoi për sulmin e dytë. Atëherë ishte e qartë se SHBA-të ishin sulmuar nga terroristët. Fytyra e Bushit, thuhet në raportin e Morelit, u ngri e tëra.
“Për 5 minuta ai nuk foli asgjë, ishte ndjenjë e rëndë”, thotë Morel.

Më pas e tëra suita u nis drejt aeroplanit presidencial, i cili ruhet nën masa të rrepta të sigurisë, pasi që mendohej se edhe ai mund të jetë cak i sulmeve.
“Me pyeti se kush mund ta ketë bërë këtë. Iu përgjigja se pas këtyre sulmeve sigurisht qëndron Osama Bin Ladeni dhe Al Kaida”, ka thënë Morel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat