Papa vendos lulet e fëmijëve të Betanisë në Bazilikën e Shën Marisë

Lajme

Papa vendos lulet e fëmijëve të Betanisë në Bazilikën e Shën Marisë

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 17:58

Lulet e dhuruara nga fëmijët jetimë të Qendrës Betania në Bubq të Krujës, janë vendosur sot në Vatikan, në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe nga duart e vetë Papa Françeskut. Papa i ka marrë me vete ato lule me një synim të qartë.
Radio Vatikani njofton se sot, Papa Françesku, sipas zakonit, deshi ta falënderojë Zojën e Bekuar për mbrojtjen dhe suksesin e plotë të shtegtimit të tij në Shqipëri.
Sot paradite, rreth orës 12.00, njofton një notë zyrtare, Papa shkoi në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe dhe u gjunjëzua në lutje të heshtur në kapelën e Zojës Salus Popoli Romani, ku vuri tufën me lule, që i dhuruan dje në Shqipëri, në çastin e takimit me fëmijët e Qendrës Betania. Lule shqiptare, në elterin romak të Zojës, ndërkohë që besimtarët e pranishëm u bashkuan me Papën në lutje, për të pëfunduar me këngën “Të falem Mbretëreshë”.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat