Premton Shpend Ahmeti: Pas kifleve edhe mjeku nëpër shkolla

Lajme

Premton Shpend Ahmeti: Pas kifleve edhe mjeku nëpër shkolla

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 14:12

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për të gjeturat, si dhe problemet që i kanë fëmijët e komunës së Prishtinës.
Ahmeti ka folur më konkretisht për raportin “Vizitat sistematike të nxënësve të klasaëve të para dhe të pesta të shkollave fillore të komunës së Prishtinës.

“Jemi këtu që ti diskutojmë të gjeturat dhe problemet kryesore apo mos problemet kryesore që i kanë femijët e Kosovës. Vizita sistematike për cdo vitë, bëhet zakonisht klasa e parë dhe klasa e pestë, me arsye se për çdo vitë krijohet një mostër e re e zhvillimit, kjo është mënyra që bëhet në çdo shtet, dhe kjo na mundëson neve që për çdo vitë të bëjmë krahasimin e gjetjeve dhe të bëjmë krahasimin prej vitit në vit. Kjo na jep edhe informatat mbi vendin ku duhet të intervenojmë, mbi problemet që kanë fëmijet, disa prej tyre vec po i adresojnë, gjithmonë me qëllimin e preventives, dhe jo vetëm të zgjidhjes apo mjekimit të problemit pasi që të ndodhin”, ka theksuar Ahmeti.

Sipas tij, nëse marrim masa mbrojtëse, atëherë kostoja shëndetësore do të jetë me e ulët.

“Preventiva na kursen shumë mjete, sa i përket kostos shëndetësore, si për qytetarët ashtu edhe për qeverinë komunale, sepse sa më shumë i adresojmë problemet para se me u bo probleme, atëherë edhe ne do të shpenzojmë më pak para, por edhe qytetarët do ta kenë nëj qetësi dhe një siguri më të madhe. Natyrisht ne shkojmë drejt asaj, që brenda këtij mandati ta përmbushim edhe premtimin e një mjeku në shkolla ku janë të mëdha, mbi 800 studentë, këto vizitat sistematikat shëndetësore, na mundësojnë qe ta organizojëm mirë, që ta dijmë saktësisht ku dhe për çfarë saktësisht ka nevojë, dhe poashtu kemi bërë edhe vizita për shëndetin dental, për dhëmbët e fëmijëve, dhe kjo gjithmonë po e themë në parandalimin e kostos të zhvillimit të sëmundjeve që pastaj mund të jenë me kosto shumë të madhe”, ka shtuar Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat