Burim Ramadani: Enver Hasani e Gjykata Kushtetuese kanë bërë përzierje direkte politike (Dokument)

Lajme

Burim Ramadani: Enver Hasani e Gjykata Kushtetuese kanë bërë përzierje direkte politike (Dokument)

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 14:06

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani e ka akuzuar kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani për përzierje politike me vendimin e saj për cështjen e zgjedhjes së kryeparlamentarit. ai në një postim në Facebook ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka aplikuar standarde të dyfishta. Sipas tij, Gjykata në njërën anë e njeh grupin parlamentar 6+, ndërkohë që nuk e njeh grupin parlamentar LDK- AAK- Nisma.

Në vazhdim e gjeni postimin e plotë të Ramadanit.

Përzierja politike e Enver Hasanit dhe Gjykatës Kushtetuese!
Të dashur miq,
Më 26 gusht 2014, Gjykata Kushtetuese (që do të duhej të jetë e Kosovës) ka çuditur për të keq secilin profesionist të çështjeve juridike-kushtetuese.
Për më tepër, ka luajtur lojë politike plotësisht joprofesionale.
Pothuajse në tërë Aktgjykimin me numër reference AGJ700/17, në rastin KO119/14, Gjykata Kushtetuese vendosi se Grupi Parlamentar nuk mund të krijohet para se të zgjedhet Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, duke i pamundësuar kështu padrejtësisht koalicionit LDK-AAK-NISMA të krijojë Grupin më të madh Parlamentar.
Porse, në një pikë tjetër, nuk aplikon të njëjtin standard.
Në pikën 60, faqe 13 të Aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese pranon Grupin 6+.
Kjo përzierje direkte politike është e tmerrshme!
Kjo është dëshmi e qartë për vendimin plotësisht politik.
Enver Hasani dhe Gjykata Kushtetuese (që do të duhej të jetë e Kosovës) duhet të japin përgjigje në këtë domosdoshmërisht!
- A ekziston dikund në KQZ certifikimi i rezultatit si Grupi 6+?
- Si është e mundur që për Gjykatën këta qenkan Grup 6+, e të tjerët qenkan në bazë të KQZ-së?
Burim R.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat