Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, heronj të Ballkanit

Lajme

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, heronj të Ballkanit

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 13:28

Shoqate e Luftëtarëve Shqiptarë në Kroaci si dhe Qeveria kroate u dha mirënjohje dhe medalje të artë familjes Lladrovci, për shërbimin dhe çlirimin e shtetit të Kroacisë.

Heroizmi, kontributi dhe dashuria e tyre për lirinë e Kosovës, sakrifica e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit është diçka e pashembullt në historinë e popullit tonë. Madje heroizmi dhe kontributi i tyre i kaloi edhe kufijtë nacional, duke luftuar edhe për lirinë e shtetit kroat, dhe se ata meritojnë të jenë heronj edhe të Ballkanit Perëndimorë. Kështu u tha në promovimin e pullës postare e cila i dedikohet Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, e cila u promovua me rastin e 16 vjetorit të rënies së dy heronjve.

Gjithashtu në këtë ceremoni, Shoqate e Luftëtarëve Shqiptarë në Kroaci si dhe Qeveria kroate u dha mirënjohje dhe medalje të artë familjes Lladrovci, për shërbimin dhe çlirimin e shtetit të Kroacisë.
E i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe atasheu ushtarak i ambasadës kroate në Kosovë, Tomislav Tankovic.

Ai tha se për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin kishte dëgjuar shumë dhe se ishte i habitur se si, luftuan edhe për shtetet e tjera.

“Jam pjesëtarë i gjeneratës së re, këto ngjarje dhe ndodhi që kanë ndodhur si në Kosovë e Kroaci, i kam dëgjuar vetëm nga shokët e mi. Vend të posaçëm tek shokët e mi, zënë shokët nga Kosova të cilët kanë dhënë kontribut të madh si për Kosovën, ashtu edhe për Kroacinë. Në tregimet e tyre, çdo herë kanë zënë vend te unë si shenjë respekti për ta, se si njerëzit e një shteti kanë dhënë shumë dëshmorë jo vetëm për shtetin e vet, por edhe për shtetet tjera. Shpesh herë e kam pyetur vetën se cila është arsyeja e nga krejt kjo më ka bërë ta kuptojë që bëhet fjalë për njerëz të veçantë. I kam admiruar luftëtarë të vërtetë për liri të cilët luftën e tyre e kanë darë edhe me vende t tjera, e njëjta gjë ka qenë edhe me familjen Lladrovci”, tha ai.

Sejdi Hoxha, drejtor i përgjithshëm i Postës së Kosovës, tha se është një nderë dhe krenari për të gjithë, që të promovohet një nga pullat postare më të çmueshme të filetalisë së postës. Ai tha se misioni i filetarisë së postës është që përmes tyre, të promovohen vlerat historike kombëtare, kulturore dhe se me promovimin e kësaj pulle, ky mision u arrit edhe një herë.

Për heronjtë e kombit, foli edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli. Ai tha se të flasësh për ta është një përgjegjësi e madhe dhe se virtytet e tyre krahasohen me ato të Azem e Shote Galicës.

E zëvendëskryeministri Maqedonisë, Musa Xhaferi, tha se heroizmi dhe kontributi i Fehmiut dhe Xhevës i kalon kufijtë nacional dhe se sipas tij, të dy meritojnë të jenë heronj të Ballkanit perëndimorë të cilët kanë dhënë një kontribut për ta bërë Evropën të plotë, për integruar Ballkanin perëndimorë të çliruar nga ato regjim.

Në këtë ceremoni, u shfaq edhe dokumentari i dedikuar Fehmi dhe Xhevë Lladrvcit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat