Haradinaj: Jemi të shqetësuar që nuk po thirret seanca

Lajme

Haradinaj: Jemi të shqetësuar që nuk po thirret seanca

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 12:17

(E plotësuar) - “Takimi I sotëm është thirrur për shkak se jemi shumë të shqetësuar për mënyrën se si PDKja përmes Flora Brovinës e ka uzurpuar pozitën e kryesuesit të seancës kjo stituive. Ajo që ka bërë Brovina është ikje nga seanca, duke shkaktuar edhe më shumë humbje kohe e që kjo shkon në dëm të Kosovës”, ka thënë Ramush Haradinaj.
Ne jemi të bindur që seanca është dashur të thirret gjatë kësaj jave, tha ai.

“PDK dhe Flora Brovina po e bllokojnë vendin sepse kjo bllokadë është në favor të tyre dhe u blenë kohë”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, Ismet Beqiri nga LDK’ja tha se blloku të javë s‘do të ndërmarr asnjë veprim asgjë, do të jetë vetëm javë e konsultave. “PDK dhe flora Brovina kanë vendosur një regjim jo demokratik I cili është në favor të tyre por në dëm të qytetarëve të vendit”, tha ai.

“Duke pasur parasysh gjendjen në të cilën gjendet Gjykata Kushtetuese, nuk e konsiderojnë të arsyeshme që shkeljet e Flora Brovinës”, tha ai.


Takohen liderët e VLAN

Ka filluar takimi i rradhës mes liderëve të LDK-AAK-NISMA-s dhe VV-së dhe ekipeve të tyre.

Takimi ka filluar në ora 13:00 në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Sot në orën 13, mblidhet Blloku
Burime të mediave brenda koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe VV, bëjnë të ditur se, sot do të mbahet takimi i radhës ndërmjet katër liderëve dhe ekipeve të tyre.

Takimi do të zhvillohet në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK’së, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në orën 13.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat