Imami Latifi: Hoxhallarët janë të pastër si loti

Lajme

Imami Latifi: Hoxhallarët janë të pastër si loti

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 12:05

Imami i BIK-ut nga Mitrovica, Fatmir Latifi nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale ka komentuar arrestimet e fundit të hoxhallarëve, në mesin e tyre edhe Imami i Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi.
Latifi ka thënë se hoxhallarët janë ndër kontribuuesit të pavarësisë së Kosovës.

“Kush është ai që ka kontribuar për pavarësinë e vendit tonë, pikërisht janë hoxhallarët të cilët mbi 35 hoxhallarë janë shehida”, ka thënë ai.

Poashti, sipas Latifit, hoxhallarët janë të pastër.

“Ata janë të pastër, të pastër sikurse loti”, ka treguar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat