Dita pa makina në Prishtinë (Foto)

Lajme

Dita pa makina në Prishtinë (Foto)

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 11:08

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me disa nga pjesëtarët e ekipit të tij ka udhëtuar një pjesë të rrugës për në punë më biçikletë, përkatësisht nga katedralja “Nëna Terezë” deri në zyrën e tij në objektin e vjetër të Komunës.

Ahmeti ka thënë se kjo është simbolikë që sivjet filloi me bllokim të dy rrugëve për vetura asaj "George Bush" dhe "Garibaldi" dhe që pasdite vazhdon me ndalje veturash edhe në rrugën “UÇK”.

“Është me rëndësi që të përdoren më pak vetura e më shumë transport publik. Gjatë këtij mandati do të krijojë një mjedis më të mirë ku përveç autobusëve më cilësor edhe rrugët do të jenë të niveleve më të larta. Gjatë ditës qytetarët mund të huazojnë biçikleta në disa këndë të qendrës së Prishtinës”, deklaroi Shpend Ahmeti, duke shtuar se për herë të parë sivjet Prishtina nis me këtë organizim në kuadër të Javës Evropiane së Lëvizjes, e cila organizohet çdo vit në të gjithë Evropën.

Qëllimi i aktivitetit “Dita pa makina” është promovimi i vlerave dhe standardeve evropiane për një pjesëmarrje më të gjerë të qytetarëve në përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së ajrit për një jetë më të shëndetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat