Blloku bashkë në zgjedhje

Lajme

Blloku bashkë në zgjedhje

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 08:10

Për tejkalimin e ngërçit politik zgjedhjet nga shumëkush po shihen si mundësi e mirë, sado që partitë hezitojnë për një proces të ri zgjedhor. Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë konfirmuar se do të shkojnë në një listë të përbashkët si LAN, për sa kohë që Vetëvendosja do të shkojë si e vetme.

Në LDK kanë refuzuar të flasin për zgjedhje në këtë kohë, pasi sipas tyre shkuarja në zgjedhje nuk duhet të jetë opsion. Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma, ka thënë se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje, mirëpo nëse sipas tij një gjë e tillë imponohet, atëherë blloku është i gatshëm për një sfidë të tillë dhe se do të konkurrojnë me një listë të përbashkët.

“Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje, derisa ka një shumicë parlamentare, që është e gatshme për t’i bërë institucionet. Por, nëse kjo surrogat demokraci që po imponohet nga pengmbajtësit e shtetit me zor dhe medoemos do që ta shtyjë vendin në zgjedhje, blloku i shumicës është i gatshëm për një sfidë të tillë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat