Prishtina e sheh vizitën e Papës si dëshmi për orientimin perëndimor të shqiptarëve

Lajme

Prishtina e sheh vizitën e Papës si dëshmi për orientimin perëndimor të shqiptarëve

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 08:01

Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri është vlerësuar si moment i veçantë dhe historik dhe një dëshmi për përcaktimin e popullit shqiptar drejt Perëndimit
Kështu e kanë parë liderët kosovarë vizitën që kreu i Vatikanit i bëri të dielën Tiranës. Madje me këtë vlerësim e ka nisur postimin e tij në rrjetin social “Facebook” kryeministri i Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi.

Duke e përshëndetur këtë vizitë, Thaçi ka thënë se përmes saj dëshmohet përcaktimi i popullit shqiptar për t’u orientuar strategjikisht drejt Perëndimit.Vetë Thaçi nuk ka qenë prezent në Tiranë, derisa gjatë javës u raportua se ai kishte kërkuar një gjë të tillë, por kjo u refuzua nga Vatikani.

Në Prishtinë, Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, vizitën e Papës në Shqipëri po ashtu e ka konsideruar historike dhe me rëndësi të veçantë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat