Nesër, 22 shtatori, Dita pa makina në Prishtinë

Lajme

Nesër, 22 shtatori, Dita pa makina në Prishtinë

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 22:41

Në kuadër të Javës Evropiane së Lëvizjes, e cila organizohet çdo vit në të gjithë Evropën të hënën 22 shtator, ora 7.00, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me “Regional Environmental Center”, do të organizojë aktivitetin “Dita pa makina”.
Qëllimi i aktivitetit është promovimi i vlerave dhe standardeve evropiane për një pjesëmarrje më të gjerë të qytetarëve në përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së ajrit për një jetë më të shëndetshme, njofton kumtesa komunale.
Hapja bëhet në ora 7.00, te katedralja “Nëna Terezë”, ku do të merren biçikletat dhe do të vazhdohet drejt sheshit ” Ibrahim Rugova”.
Ftojmë të gjithë të interesuarit t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti në të cilin do të marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Me këtë rast do të jenë të mbyllura rrugët "George Bush" dhe "Garibaldi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat