"E dua Biblen dhe Kuranin sepse jam shqiptar"

Lajme

"E dua Biblen dhe Kuranin sepse jam shqiptar"

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 21:24

Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë hapësirë të veçantë vizitës së Papës në Shqipëri.
Ndër to, edhe BBC, në një artikull të gjatë, shkruan për këtë vizitë.

"Papa Françesku ka dënuar ekstrmistët në botë të cilët po përdorin fenë për të arsyetuar dhunën gjatë vizitës në Shqipëri", nis artikullin BBC.

Më tej artikulli shkruan edhe për numrin e qindra mijëra shqiptarëve që morën pjesë në Meshën në qendër të Tiranës.

Ashtu siç u raportua, mediat i dhanë një rëndësi të veçantë edhe një fotografie ku shihen klerikë fetarë të të trija feve në Shqipëri.

Iu dha jehonë fotografisë së kryeimamit të Shqipërisë, në rresht duke pritur Papën.

Por edhe një fotografi interesante ka publikuar BBC, mesazhi i së cilës është "E dua Biblën dhe Kuranin, sepse jam shqiptar".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat