Shoqatat e biznesit mirëpresin vendimin për sanksione ndaj Rusisë

Lajme

Shoqatat e biznesit mirëpresin vendimin për sanksione ndaj Rusisë

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 20:04

Shoqatat e biznesit kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i vënë sanksione ekonomike Rusisë, pavarësisht se marrëdhëniet në këtë fushë janë të njëjta sikurse në sferën politike, raporton KTV.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se një vendim i tillë lidhet me interesat strategjike që i ka Kosova.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovës, Arian Zeka, ka deklaruar se Kosova ka bërë mirë që u është bashkuar vendeve evropiane dhe SHBA-së në vendosjen e sanksioneve.

Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, nga viti i kaluar deri në shtator të këtij viti eksporti i prodhimeve nga Kosova për në Rusi është rreth 2000 euro.

Kurse importi në periudhën e njëjtë të këtij viti është 243 mijë e 706 euro. Edhe pse një vendim i tillë nuk paraqet asnjë kokëçarje për Federatën Ruse, sidoqoftë me këtë vendim janë marrë mediet e këtij vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat