Veseli: Mirëkuptimi fetar i popullit tonë, është mostër harmonie për popujt tjerë

Lajme

Veseli: Mirëkuptimi fetar i popullit tonë, është mostër harmonie për popujt tjerë

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 19:57

Zëvëndëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se vizita e Papa Françeskut në Shqipëri, është dhe mbajtja e meshës në Tiranë, është lehtësim për vuajtjet e popullit tonë.
Veseli thotë se bashkëjetesa dhe mirëpkuptimi fetar i popullit shqiptar është mostër harmonie për popujt e tjerë.
Lexojeni të plotë shkrimin e Veselit
Ardhja e Atit të shenjtë, Papa Françeskut në tokën shqiptare dhe mbajtja e meshës në Tiranë, në Ditën ndërkombëtare të Paqes, është lehtësim për vuajtjet e popullit tonë dje, bekim për të tashmen dhe të ardhmen tonë të ndritshme.
Urojmë që porositë nga Mesha e shenjtë e Papa Françeskut nga toka e martirëve dhe shqiponjave të afrojnë popullin shqiptar rreth veprave të mira, dashurisë, paqes e harmonisë ndërvëllazërore me njëri tjetrin dhe më gjerë.
Bashkëjetesa dhe mirëkuptimi fetar që ka populli ynë është dhuratë e mostër harmonie për popujt tjerë. Do të punojmë që kjo harmoni vëllazërore ndërfetare të mbetet një nga veçoritë e dallueshme tonat në gjirin e popujve evropian dhe në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat