Kënd po e akuzon Armend Zemaj për vrasjen e Ahmet Krasniqit?

Lajme

Kënd po e akuzon Armend Zemaj për vrasjen e Ahmet Krasniqit?

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 17:42

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, ishte i vetmi prej zyrtarëve të lartë të LDK’së që kishte shkuar sot te varri i Ahmet Krasniqit, i cili është vrarë në Tiranë para 16 vitesh.
Me këtë rast, Zemaj ka lëshuar akuza se vrasësit e Kolonel Krasniqit janë dorë e zgjatur e UDB’së si njerëz që iu pengon liria e Kosovës.

Megjithëkëtë, ai nuk ka përmendur emra se kush mund ta ketë dorë në vrasjes e Krasniqit, derisa, kohë me parë pati folur për vrasjen e pasluftës të axhës së tij, Tahirit. Për vrasjen e këtij të fundit, Armend Zemaj, pati thënë se përgjegjës janë Ramush Haradinaj e Hashim Thaçit, të cilët sipas tij, e dinë saktësisht se kush është vrasësi.

Lexojeni të plotë reagimin e Armend Zemajt

Luftëtarë të FARK/ UÇK, oficer, veprimtarë të çështjes kombëtare shqiptare nga Kosova e Diaspora, Deputet të Parlamentit të Kosovës, familjare dhe miq perkujtuam sot dhe bëmë homazhe tek varri i ish ministrit të mbrojtjes së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit, i vrarë më 21 shtator 1998 në Tiranë, në menyrë tinëzare dhe në rrethana ende të pasqaruara, në përvjetorin e 16-të .

Ata që vranë kolonelin ishin mjeran, dorë e zgjatur e UDB-ës Serbe. Ata e vranë që pengojnë luften institucionale dhe lirinë e Kosovës. Sot e përjetë Kolonel Ahmet Krasniqi do të kujtohet si hero, starateg dhe njeri me vlera kombëtare.

Pjesëmarrësit vendosen kurora lulesh mbi varrin e Kolonel Ahmet Krasniqit aty ku prehet trupi i tij në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat