Imami Mustafa Memeti: Mësimet e Shefqet Krasniqit janë të rrezikshme

Lajme

Imami Mustafa Memeti: Mësimet e Shefqet Krasniqit janë të rrezikshme

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 17:36

Përderisa për arrestimin e imamit Shefqet Krasniqi ka reaguar zvicerani Nicolas Blancho, kryetar i Shoqatës së Këshillit Qendror Islamik të Zvicrës, mendim tjetër ka imami i xhamisë së Bernës, shqiptari Mustafa Memeti.
"Mund të them me sigurinë të madhe se akuzat kundër tij janë të pabaza. Përkundrazi, kam përshtypjen se aktualisht me valët spektakulare të arrestimeve në Kosovë po bëhen përpjekje që të mbulohet kaosi politik për formimin e qeverisë. Z. Krasniqi është imam i xhamisë kryesore në Prishtinë dhe po ashtu një figurë kryesore dhe me ndikim të madh në shoqërinë kosovare. Arrestimi i tij dhe personaliteteve tjera është një akt i ultë i cili duket se do të ketë një ndikim mjaft negativ të shumica e kosovarëve në lidhje me atë se si do ta perceptojnë ata shtetin e ri. Unë të kërkojë që ai të lirohet dhe të lihet i lirë menjëherë”, u shpreh Blancho.

Ndërkaq, Memeti, në një prononcim për SonntagsZeitung thotë: “Mësimet e tij (të imam Krasniqit - v.j.), janë të rrezikshme”.

Sipas imamit Memeti, të rinjtë që janë bindur të shkojnë në “luftën e shenjtë”, kanë probleme psikologjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat