16 vjet pas vrasjes, trupi i pajetë i Ahmet Krasniqit dhe varrimi i tij (Video, +18)

Lajme

16 vjet pas vrasjes, trupi i pajetë i Ahmet Krasniqit dhe varrimi i tij (Video, +18)

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 16:34

Ahmet Krasniqi është vrarë para 16 vitesh dhe ende s’janë zbuluar autorët e vrasjes. Ndërkohë, në Youtube është publikuar një video ku shihet trupi i pajetë i tij si dhe pjesëmarrësit në varrim.... Kjo video nuk preferohet të shihet nga persona nën moshën 18 vjeçare...
Në Youtube kohë më parë është postuar një video ku shihet trupi i pajetë i ish-ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit, homazhet dhe varrimi i tij, në Tiranë. Videoja nuk preferohet të shihet nga të miturit dhe personat e ndjeshëm.

Në këtë xhirim, përveç familjarëve dhe miqve të Krasniqit të ndjerë, shihen edhe disa prej ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës (si kryetari i tashëm i LDK-së, Isa Mustafa - atëherë ministër i Ekonomisë dhe Financave), deputetë të Kuvendit të Kosovës që kishin shpallur Republikën e Kosovës (ndër të cilët Ilaz Ramajli, atëherë shef i Zyrës së Kosovës në Tiranë), si dhe personalitete të shumta shtetërore, politike e publike të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Ahmet Krasniqi është ekzekutuar më 21 shtator 1998 në Tiranë, në moshën 50-vjeçare. Trupi i tij prehet në varrezat e Sharrës, shumë pranë mikut të tij Azem Hajdari. Vrasja e tij ende mbetet e pandriçuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat