Zëdhënësi i Vatikanit: Njohja e Kosovës, çështje protokollesh dhe jo refuzimi

Lajme

Zëdhënësi i Vatikanit: Njohja e Kosovës, çështje protokollesh dhe jo refuzimi

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 15:30

Pas mbajtjes së Meshës së Shenjtë në sheshin “Nënë Tereza” nga ana e Papa Françeskut, ishte zëdhënësi i Vatikanit At Frederico Lombardi i cili dha për mediat detaje të vizitës së deritanishme të Atit të Shenjtë në vendin tonë.

Duke dhënë detaje gjatë mbërritjes së tij në vendin tonë, At Lombardi ndau për publikun edhe një batutë të Atit të Shenjtë me Nënë Terezën, ku duke çmuar forcën dhe kurajon e saj, është shrephur se “do të kisha pasur frikë po të ishte superiorja ime”

“Papa bëri një takim të shkurtër me gazetarët për t’i përshëndetur. Ai ka folur për vuajtjet dhe për çështjen e shoqërisë dhe mirëqeverisjes. Gjatë udhëtimit me makinë, Papa shikonte e vështronte se sa e re është kjo popullatë, që e tha edhe vetë. Duke parë banderolat e vendosura në hyrje të Tiranës, shqiponja fluturon lart por që kthehet sërisht në folenë e saj. Gjëja e tretë, që është se kur Papa njohur Nënë Terezën e ka njohur ne sinodin e 1994. Nënë Tereza ishte e ftuar nga Papa të merrte pjesë, dhe admironte forcën dhe vendosmërinë, të ndërhyrjeve të saj, e cila nuk impresionohej nga Ipeshkvit, dhe e admironte këtë forcë. Ai ka bërë edhe një batutë ku tha se do të kisha pasur frikë po të ishte superiorja ime. Kjo batutë tregon se Papa është në humor dhe është në formë. Për lëvizjen është pa ndonjë siguri të veçantë.” tha At Lombardi

Sa i përket mesazhit të shkruar nga ana e Atit të Shenjtë në Librin e Artë të Presidencës, At Lombardi bëri të ditur fjalët e shkruara.

“Në pallatin Presidencial, u ul sepse Presidenti e ftoi të shkruante diçka në Librin e Artë: Popullit fisnik shqiptar, me respektin dhe admirimin tim, për dëshminë e tij, dhe vëllazërinë e të çuarit përpara të vendit.” tha zëdhënësi i Vatiaknit

"Papa dhuroi kopjen unike të Mesharit, Presidenti i dhuroi portret të Papa Clementit"
Në fjalën e tij At Lombardi, krahas detajeve bëri të ditur se Papa Françesku i ka dhuruar Shqipërisë në këtë vizitë të sotme edhe dhuratën e paralajmëruar, një kopje unike e të dixhitalizuar të librit të parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzuku. Nga ana e tij Presidenti i Republikës Bujar Nishani i dhuroi një portret argjendi të Papa Clementit, Papa i parë me origjinë shqiptare.

“Nga ana e Papës iu dha popullit shqiptar, një kopje unike e dixhitalizuar e Mesharit të 1555. Po ashtu Presidenti i dha Atit të Shenjtë një portret argjendi të Papa Clementit që sipas historisë është nga Shqipëria dhe që në të shkruhej: Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe Mikut. Kjo u përmend edhe nga fjalimi i Presidentit.” u shpreh At Lombardi.

"Në shesh ishin 250-300 mijë njerëz"
Ndërsa duke folur për numrin e lartë të vizitorëve në sheshin ‘Nënë Tereza’ At Lombardi, theksoi se në bazë të të dhënave ishin rreth 250-300 mijë njerëz.

“Në shesh, një vlerësim i besueshëm, flet se ishin 250-300 mijë njerëz. Zgjedhja e lekturave ishin të përzgjedhura. Ai zgjodhi shqiponjat, si simboli që ju keni. Mes leximeve ishte edhe një vajzë që nuk shihte, një vajzë rome.” tha ai

"Shumë besimtarë myslimanë ishin në Meshën e Shenjtë"
Element i veçantë i kësaj vizite sipas zëdhënësit të Vatikanit ishte edhe prania e shumë besimtarëve myslimanë gjatë mbajtjes së meshës së shenjtë.

“Papa theksoi çështjen e respektit mes komuniteteve. Një kolege shqiptare më tha se gjatë meshës dhe asamblesë janë të pranishëm shumë myslimanë. U shpjegua që komunikimi është për katolikët por myslimanët donin që të merrnin bekimin e Papës”u shpreh At Lombardi.

"Nuk ka kërcënime serioze ndaj Papës"
Ndërsa pyetjes në lidhje me ndonjë kërcënim të mundshëm ndaj Atit të Shenjtë si dhe çështjes së sigurisë, At Lombardi tha se nuk ka asnjë kërcënim në këtë drejtim dhe se situata është shumë e qetë.

“Jo nuk ka asnjë problem të veccantë sigurie, nuk ka motive dhe kërcënime specifike. Papa po sillet normalisht dhe jemi shumë të qetë. Siç e pamë Papa po respekton oraret. Kur je në sheshin “Shën Pjetër” je i zoti i shtëpisë dhe ke të gjithë kohën e nevojshme. Ne këtu jemi vetëm një ditë.” tha At Lombardi

"Njohja e Kosovës, çështje protokollesh dhe jo refuzimi"
Lidhur me njohjen e pavarësisë së shtetit të Kosovës, zëdhënësi i Vatikanit, u shpreh se kjo është një çështje protokollesh dhe jo refuzimi nga ana e Vatikanit.

“Ky është një udhëtim pastorial për motivet që dimë. Nuk ka qëllime apo finalitete të karakterit diplomatik apo politik në këtë udhëtim. Njohja e Kosovës nuk është çështje refuzimi por çështje protokollesh.” u shpreh ai .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat