Garda arreston 2 amerikanë kapen me thikë e biçak në çantë

Lajme

Garda arreston 2 amerikanë kapen me thikë e biçak në çantë

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 15:13

Dy shtetas amerikanë janë arrestuar nga Garda e Republikës, pasi i janë evidentuar veprime të dyshimta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjate vizites se Papa Franceskut ne vendin tone.
Oficeri i Gardës Albert Karanxha prej 10 minutash vëzhgonte dy shtetasit amerikanë, ndërkohë që pas kontrollit në çantë, iu gjetën dy armë të ftohta, një thikë dhe një biçak. Dy të arrestuarit po merren në pyetje nga agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërsa për këtë incident është njoftuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, dy personat që u arrestuan, kanë ardhur në Shqipëri gjatë ditëve të fundit./Shqiptarja.com

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat