Fotografia e Tolerancës

Lajme

Fotografia e Tolerancës

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 13:33

Papa Françesku, liderët e Shqipërisë, vetë shqiptarët, madje edhe mediat e huaja, janë kapur për tolerancën fetare ndërmjet shqiptarëve kur kanë folur për arsyet pse Papa Françesk zgjodhi Shqipërinë për ta vizituar.
Në fakt, Shqipëria është shteti i parë në Evropë të cilin e viziton qëkur u zgjodh Papë në mars të vitit të kaluar.

Një fotografi që e publikoi agjencia e lajmeve Associated Press e tregon më së miri dimensionin e tolerancës në mesin e shqiptarëve.

Një imam, një prift ortodoks dhe një klerik i bektashinjve janë pjesë e masës së njerëzve që kanë dalë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë për ta nderuar Papë Françeskun.

“Papa Françesk erdhi të dielën në Shqipëri në udhëtimin e tij të parë evropian, i dizajnuar për të shfaqur rrugën e shtetit ballkanik nga një shtet brutal komunist në të cilin feja ishte e ndaluar, në një shtet model të bashkëjetesës për një botë që po sheh konflikte në emër të Zotit”, shkruan agjencia AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat