Ndërkombëtarët presin edhe një dështim, që të ndërrojnë qëndrim!? (Video)

Lajme

Ndërkombëtarët presin edhe një dështim, që të ndërrojnë qëndrim!? (Video)

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 00:32

Me seancën e 18 shtatorit të Kuvendit të Kosovës, vendi nuk doli nga kriza. Kuvendi nuk u konstituua, e kjo nuk pritet të arrihet as në seancën e radhës, që mendohet të mbahet javën e ardhshme. Këtë ia kanë thanë Televizonit Rrokum, burime te besueshme nga të dyja taborët politikë: PDK dhe VLAN.
Po ashtu, këto burime bëjnë me dije se ndërkombëtarët, në veçanti ambasadorët e akredituar në Kosovë, po presin edhe një dështim të radhës për konstituuimin e Kuvendit, dhe se më pas ata kanë për ta ndërruar qëndrimin.
Partitë parlamentare pra kanë afat deri në mbledhjen e radhës të Kuvendit që të gjejnë zgjidhjen, meqë atëherë vjen radha e ndërhyrjes ndërkombëtare!
Analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile ndajnë mendimin se edhe në disa seanca të Kuvendit nuk do të gjendet zgjidhja.
Arben Ahmeti thotë se partitë tash duhet ta shfrytëzojnë ndërhyrjen e presidentes Atifete Jahjaga për t’i dhënë zgjidhje “ngërçit”. Ndërsa, Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik, mendon se PDK po prolongon krijimin e institucioneve, pasi e ka të qartë se nuk i ka numrat e nevojshëm në Kuvend.
Në anën tjetër, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, mendon po ashtu se kanë me u mbajt edhe disa seanca, ku blloku VLAN ka me ia dhanë edhe disa herë mundësinë PDK-së të provojë të zgjedh kryeparlamentarin.
Ndryshe, TV Rrokum ka mësuar se gjatë javës së ardhshme, kryesuesja e seancës Flora Brovina do ta thërras edhe një mbledhje me përfaqësuesit e partive, për caktimin e seancës, ku do të provohet edhe një herë konstituuimi i Kuvendit. /Rrokum/


TELENOVELA E KONSTITUIMIT KA ENDE SERI by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat