Kujdes ku i lidhni biçikletat në Prizren! (Video)

Lajme

Kujdes ku i lidhni biçikletat në Prizren! (Video)

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 23:17

Qytetarët e Prizrenit kanë qeshur nga një veprim i sotëm i Policisë së Kosovës. Këta të fundit kanë konfiskuar disa biçikleta të cilat ishin të lidhura në trotuaret përreth sheshit Shatërvan, kryesisht përreth rrethojave të përmendores së heroit Xhevat Berisha.
Prizren.live ka publikuar në kanalin youtube një video, ku është xhiruar ky aksion i Policisë.

Videoja e cila po shpërndahet edhe në rrjetin social facebook, po kritikohet nga shumë qytetarë.

Por, Policia e Prizrenit ka një shpjegim. Hazir Berisha, zëdhënës në Policinë rajonale të Prizrenit, ka thënë për KosovaPress se ky aksion është bërë për mbrojtjen e përmendores ku qytetarët po i lidhin biçikletat e tyre përreth saj.

“Këto biçikleta rezultojnë të jenë të pronarëve që kanë lokale në atë vend. Atyre u është tërhequr vërejtja, por kanë vazhduar t’i lidhin biçikletat. Sot ato janë konfiskuar”, ka thënë Berisha për.

Sipas Berishës, është anomali që biçikletat të lidhen për hekurat e një përmendoreje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat