Si u zhdukën në Shqipëri një pjesëtar i EULEX'it dhe një civil?

Lajme

Si u zhdukën në Shqipëri një pjesëtar i EULEX'it dhe një civil?

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 19:32

Nuk bëhen me dije se si janë zhdukur në territorin e Shqipërisë, një pjesëtarë i EULEX-it dhe një person tjetër civilë.
Por këta dy persona thuhet të jenë ndihmuar nga një ekip i KFOR-it amerikan MEDEVAC, të cilët sipas një njoftimi për media të KFOR-it, thonë se këta dy njerëz ishin përfshirë në një aksident malor.

Kjo ka ardhë pas një kërkese për ndihmë që EULEX i ka drejtuar KFOR-it.

“Në orët e hershme të mëngjesit, një ekip amerikan në helikopter me mundësi vëzhgimi gjatë natës, me kërkesë të EULEX-it, ka kryer një operacion kërkim-shpëtimi në Shqipëri për të shpëtuar një anëtar të EULEX-it dhe një person civil të zhdukur”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, ku ndër të tjera bëhet e ditur që komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, ka vizituar sot Grupin Shumëkombësh të Betejës Lindje (GSHB-L), në kampin Bondsteel.

Ndërsa gjatë kësaj vizite, Gjenerali Figliuolo, kishte takuar edhe këta dy persona.

Në njoftim thuhet se gjenerali Figliuolo vlerësoi ekipin amerikan për ndërhyrjen në kohë dhe theksoi se koordinimi operacional në mes EULEX-it dhe KFOR-it ka qenë efektiv.

Gjenerali Figliuolo gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij për autorizim të shpejtë të lëshuar nga autoritetet shqiptare në mënyrë që të lejojnë helikopterët të fluturojnë mbi territorin e Shqipërisë.

Dy persona janë trajtuar në spitalin fushor të GSHB-L në Kampin Bondsteel, ku ata ende ndodhen të hospitalizuar.

Në njoftim më tutje thuhet se gjenerali FIGLIUOLO, i mirëpritur nga Komandanti i GSHB-L,Koloneli nga Shtetet e Bashkuara Hensley, shprehu vlerësimin e tij për profesionalizmin e trupave, duke theksuar përpjekjet e bëra për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në gjithë Kosovën.

“Ky është një kontribut i veçantë për misionin e KFOR-it dhe shembull i jashtëzakonshëm i aftësisë për të punuar në një forcë shumëkombëshe dhe mjedis të përbashkët", tha gjenerali FIGLIUOLO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat