Adem Grabovci "dorëzohet" për shumicën parlamentare

Lajme

Adem Grabovci "dorëzohet" për shumicën parlamentare

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 18:59

Nënkryetari i PDK’së, Adem Grabovci, për herë të parë një paraqitje publike nuk ka përmendur se PDK i ka numrat për të votuar Kryeparlamentarin dhe për të formuar Qeverinë. Në fakt, kësaj radhe, Grabovci ka thënë se shumë shpejt do të arrihet zgjidhja e bllokadës politike, pa e treguar formës se si do të ndodh kjo.
Ndonëse nuk ka pranuar të zbulojë ndonjë detaj, ai ka preferuar të thotë se “ka marrëdhënie të mira me deputetët e të gjitha partive politike dhe se me ta është duke u takuar çdo ditë për të gjetur daljen nga kriza politike”.

“Unë besoj që shpejt do të arrihet zgjidhja dhe se qytetarët do të kenë institucionet e tyre të krijuara”, ka thënë Grabovci.

I pyetur se çfarë do të bënte PDK në rast se koalicioni i partive opozitare vendos ta thërras vet vazhdimin e seancës konstituive, Grabovci ka thënë se “hapi i jonë atëherë do të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet dhe Institucionet shtetërore të Kosovës”.

Sidoqoftë, shefi i grupit parlamentar të PDK-së në mandatin e fundit të parlamentit të Kosovës ka preferuar më shumë të flas rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes të dy blloqeve politike.

“Asnjëherë ne nuk jemi udhëhequr nga politika përjashtuese. PDK respekton kriterin bazë të demokracisë e ky është dialogu. Aty ku nuk ka dialog, aty nuk ka demokraci”, ka thënë Grabovci, për indeksonline.

Adem Grabovci gjithashtu e ka përshëndetur angazhimin e Presidentes e cila sipas tij po luan rol unifikues, ashtu edhe siç kërkohet prej saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat