Edita Tahiri: Kombi para fesë, s’jemi vend për ekstremistë islamikë (Video)

Lajme

Edita Tahiri: Kombi para fesë, s’jemi vend për ekstremistë islamikë (Video)

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 16:21

Ajo nuk vjen për herë të parë në Sarandë. Ka ardhur edhe herë të tjera e madje organizon edhe pushimet në këtë qytet.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, në një intervistë për Ora News, thotë se “bregdeti shqiptar është dhe bregdeti ynë sepse ne jemi një komb dhe së shpejti shpresoj se do bëhemi edhe një shtet”.

Ndërkohë që Kosova ende nuk e ka krijuar qeverinë e vet, ende nuk janë krijuar organet e parlamentit të Kosovës, Tahiri vlerëson se duhet tani të gjithë “liderët politikë të partive kryesore që të reflektojnë më shumë mbi baza të interesave kombëtare dhe shtetërore se sa mbi baza të ngushta partiake në mënyrë që sipas mendimit tim të krijojmë një qeveri stabiliteti, që unë e shoh si formulë e një baze më të gjerë ku partitë kryesore të bashkohen për një qeverisje”.

E pyetur se në ditët e fundit në Kosovë janë bërë disa arrestime të bujshme, cili është reagimi juaj për këtë dhe arrestimi i tyre humbet imazhin e shqiptarëve në botë?

Tahiri tha se në fakt çështjet e kombit dhe të fesë unë jo vetëm që i kam analizuar por edhe jam munduar që vetë të ndërtoj një qëndrim timin për këto çështje duke marrë parasysh historinë tonë si komb shqiptar që kemi gjithmonë të kërcënuar për zhdukje për shumë arësye dhe për shumë perandori që kanë kaluar nëpër tokat shqiptare dhe kanë bërë përpjekje të përçarjeve të ndryshme përfshi edhe ndarjet që janë bërë mbi baza fetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat