Dita e Rinisë në Ferizaj shënohet me dhurim të gjakut

Lajme

Dita e Rinisë në Ferizaj shënohet me dhurim të gjakut

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 15:45

Dita e Rinisë është shënuar të shtunën në Ferizaj me një varg aktivitetesh. Në bulevardin e qytetit ishte vendosur qendra e improvizuar e dhurimit të gjakut, me ç'rast i pari që ia mësyu asaj ishte kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, me kabinetin e tij qeverisës. Ai me këtë rast shfrytëzoj këtë moment për ta dhënë një mesazh, duke theksuar faktin se dhurimi i gjakut është shpëtim për nevojtarët.
Svarqa ka sjellur edhe një moment nga përvoja e tij e që lidhet me dhurimin e gjakut."Besoj se në periudhat e kaluara njerëzit kanë pasur nevojë për gjak. Një përvojë të tillë e kam pasur edhe unë para 18 vitesh dhe kjo më motivon t'i përgjigjem këtij aksioni. Asokohe në lindjen e vajzës sime Laburinës, shoqja ime ka pasur një grup të gjakut shumë të rrallë “ARh- negativ”.

Në atë kohë me vet iniciativë kamë kërkuar të gjitha evidencat e Kryqit të Kuq të atëhershëm, i kam gjetur të gjithë emrat e qytetarëve që e kanë pasur atë grup të gjakut, dhe unë sot shprehi mirënjohje dhe falënderim, për të gjithë ata që e kanë kontribuar në shpëtimin e jetës së shoqës dhe vajzës sime. Në mesin e tyre është edhe Qerim Shaqiri, kryetarajneri i i klubit futbollistik “Vizoni”, me të cilin ashtu shpesh herë si mik që e kam, me shaka i them se atbotë ke qenë me dozë të alkoolit, ngase shoqja ime tash sa herë që po e pinë nga një gotë verë të kuqe po i bën dëm”, ka përfunduar kryetari Svarqa.

Ndërkaq, përgjegjësja e sektorit të rinisë, pranë Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Dashurije Ahmeti, ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe institucionet që ju bashkuan këti aktiviteti shumë të rëndësishëm.

U bë e ditur se sektori i rinisë vazhdimisht po zhvillon aktivitete nga më të ndryshme të cilat janë në të mirë të qytetit të Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat