LISBA: Paraburgimi i Ramiqit, persekutuese dhe jodemokratike

Lajme

LISBA: Paraburgimi i Ramiqit, persekutuese dhe jodemokratike

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 15:21

LISBA, vazhdimin e paraburgimit për Fuad Ramiqin dhe imamët e Bashkësisë Islame të Kosovës i sheh si një vendim që synon të terrorizojë, tremb dhe poshtërojë imamët dhe opozitën politike në Kosovë.

Sipas tyre ky vendim është jodemokratik dhe diskrediton regjimin e sotëm kosovar.
LISBA dëshiron ta njoftoj opinionin e gjerë, se rasti i montuar kundër Fuad Ramiqit dhe imamëve të BIK-ut është antiligjore dhe persekutuese, ky konkludim është bërë edhe nga vetë analistët dhe avokatët, të cilët mbrojnë Fuad Ramiqin dhe imamët.

“Imamët dhe Fuad Ramiqi njihen në Kosovë nga popullata e vendit dhe ajo ndërkombëtare, ata gjithmonë i kanë shërbyer këtij vendi për të mirë e popullit, duke luftuar dhe dënuar çdo cenim të ligjit në Kosovë. Arrestimi i Fuad Ramiqit për shkak të një deklarate e cila është bërë gjatë një debati publik, është cenim i të drejtave të njeriut. Fuad Ramiqi është politikani i parë opozitar që është arrestuar, deklarimi i tij është deklaratë e mendimit dhe shprehjes së lirë në mënyrë demokratike. Cenimi i shprehjes së lirë është antiligjore, antikushtetuese. Poashtu, shprehja e mendimit të lirë mbrohet edhe nga Konventa Evropiane për të drejtat e Njeriut, nga Karta Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat janë të zbatueshme në Kosovë”, thuhet në një deklaratë për shtyp nga LISBA.
Sipas LISBA-së duke u nisur nga këto konventa dha karta, Fuad Ramiqi i cili është pjesë e politikës opozitare dhe imamët, duhen të mbrohen nga KMDLNJ dhe Obduspersoni i Kosovës.

LISBA beson në pafajësinë e Fuad Ramiqit dhe të imamëve, dhe konsideron se këto akuza janë shpifje të montuara nga qëllim këqinjtë dhe njerëz që nuk ia duan të mirën vendit tonë. Hoxhallarët ishin dhe do të jenë shtylla e ekzistimit të popullit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat