Shpërthen Ernest Luma: 2/3 e Kuvendit janë përgjegjës nëse heshtin përballë Flora Brovinës

Lajme

Shpërthen Ernest Luma: 2/3 e Kuvendit janë përgjegjës nëse heshtin përballë Flora Brovinës

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 13:50

Zëdhënësi i përjetshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma, po e vazhdon betejën e fjalëve me Kryesuesen e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, e cila tha sot se vetëm ajo e ka të drejtën të thërras vazhdimin e seancës konstituive.
Mirëpo, kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer fare Ernest Lumës.

Ai u ka bërë thirrje shumicës së deputetëve të mos heshtin përballë maskaradës së Flora Brovinës.

“2/3 e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë përgjegjës, nëse heshtin përballë kësaj maskarade të Florës”, ka shkruar Luma.

Lexojeni të plotë reagimin

MASKARADAVE TË FLORËS DUHET DHËNË FUND INICIATIVA E SHPEJTË E SHUMICËS

(Sa po bëj be’ mos me shkru’ për këtë temë, prapë po ma pëlcasin barkun…)

Kësaj radhe, prapë, Flora. Me margaritarin e saj: “Vetëm unë e thërras seancën”.

Flora dhe krejt ju kapës të shtetit, seancën e thërret kryesia paraprake e Kuvendit. Ajo kryesi e ka bërë këtë. Ti veç flet, formalisht. Nuk ke asnjë tjetër kompetencë. Asnjë.

Flora, nuk është puna jote udhëheqja me Kuvendin e Kosovës.

Kjo, më, nuk është vetëm shkelje e ligjeve dhe e Kushtetutës, por kjo tashmë është dhunim ashiqare i shtetit.

2/3 e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë përgjegjës, nëse heshtin përballë kësaj maskarade të Florës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat