Berisha: Brovina po sillet sikur me qenë pronë private e saj, Kuvendi i Kosovës

Lajme

Berisha: Brovina po sillet sikur me qenë pronë private e saj, Kuvendi i Kosovës

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 13:48

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha ka komentuar deklaratën e kryesuese së Kuvendit të Kosovës, Flora Brovinës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha shkruan se Brovina po sillet sikur Kuvendi i Kosovës me qenë pronë private e saj.

“Merrni me mend, Flora Brovina sillet si me qenë pronë private e saj Kuvendi Kosovës. Imagjinoni “gjyshja” e Kuvendit me pas kompetencë më shumë, as edhe bukë nuk na lenë me ngrën kur dojmw ne. Jo rastësisht një fjal popullore thotë “ për me njohtë njeriun mirë, jepi pushtet”, shkruan Berisha.

Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina ka thënë se vetëm ajo mund ta thërras vazhdimin e seancës konstituive e cila mund të mbahet javën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat