Shpendi po na shkatërron

Lajme

Shpendi po na shkatërron

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 13:07

Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se nga takimet që i kanë pasur me Shpend Ahmetin për ta zhbllokuar sektorin e ndërtimtarisë, kanë marrë vetëm premtime.
Ndërtimtarët kanë kërkuar lehtësime procedurash dhe shpejtimin e dhënies së lejeve të ndërtimit. Sipas Selimajt, këtë vit ka rënie deri në 70 për qind të ndërtimeve në kryeqytet ku edhe janë të përqendruara ndërtimet më të mëdha.

Shoqatës së Ndërtimtarëve nuk po u pëlqen pushteti i Shpend Ahmetit. Kryetari i kësaj shoqate Brahim Selimaj, në një intervistë për gazetën Tribuna ka thënë se që nga ardhja e Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës janë lëshuar vetëm 30 leje ndërtimi dhe ato leje nuk dihet nëse janë për ndërtime kolektive apo individuale.

Ai ka akuzuar Ahmetin se është duke e shkatërruar këtë sektor nga bllokada që po ia bën. Selimaj ka thënë se nuk janë të interesuar të ndërtojnë në kundërshtim me ligjin, por investitorëve duhet t’u lehtësohen procedurat burokratike.

Selimaj ka thënë se kryetari i Prishtinës nuk është prokuror që të hetojë për borxhe, duke thënë se borxhe ka edhe komuna ndaj tyre. Selimaj ka thënë se Shpendi po flet vetëm për interesa të komunës dhe jo të bizneseve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat