Haradinaj: Skënderbeu, hero i Evropës

Lajme

Haradinaj: Skënderbeu, hero i Evropës

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 13:03

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj duke folur për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, përmes një postim në “Facebook” ka thënë se kjo viztë shënon momentet të rëndësishme të raporteve të ngrohta në mes të popullit shqiptar dhe Vatikanit. Ai më tej ka thënë se populli shqiptar i ka dhënë shumë Evropës dhe qytetrimit perëndimor. Haradinaj e ka vlerësuar heroin tonë kombëtar edhe si hero të Evropës.
Lexoni shkrimin e plotë të Haradinajt:

Të nderuar miq,

Vizitën që të dielën do ta bëjë në Shqipëri Ati i Shenjtë, Papa Françesko e konsideroj të rëndësisë së veçantë dhe historike.
Pas vizitës së Papa Gjon Palit II, në vitet '90, ardhja e Papa Françeskut në tokën shqiptare shënon një moment tjetër të rëndësishëm të raporteve të ngrohta dhe të afërta midis shqiptarëve dhe Vatikanit, midis kombit tonë dhe botës perëndimore, në përgjithësi.

Shqiptarët, si popull me harmoni dhe mirëkuptim historik ndërmjet besimeve, i kanë dhënë botës dhe krishterimit, po ashtu, njerëz të mëdhenj, që në kohë të ndryshme me kontributin e tyre u shquan në mbrojtjen dhe sublimimin e vlerave të vërteta njerëzore.

Shqiptarët, në këto relacione, i kanë dhënë Evropës dhe qytetrimit perëndimor, heroin kombëtar dhe të Evropës, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, e në ndërkohë dijetarët mëdhenj të shekujve, si Pjetër Bogdani, e deri te humanistja e madhe, Nënë Tereza.

Vizita e shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, do ta farkojë edhe më tej afërsinë shqiptare dhe përkushtimin tonë ndaj vlerave të lirisë, paqes, humanizmit, tolerancës dhe mirëkuptimit midis njerëzve dhe bashkëpunimin e drejtë me Vatikanin dhe mbarë botën perëndimore.
RH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat